“Vrasësi shqiptar del live nga qelia në TikTok për të fituar lirinë!”

“Një vrasës shqiptar u lutet për para ndjekësve për t’u liruar me kusht, teksa del live në TikTok nga qelia e tij”,-është titulli që i ka kushtuar tabloidi britanik “The Sun” Eugert Merizajt.

SHKRIMI I PLOTË

Shefat e burgjeve kanë nisur hetimet pasi klipet e Merizajt, shqiptarit të dënuar me 32 vite burg për vrasjen me armë zjarri të një tregtari rival droge janë bërë virale.

Duket se ai po përdor një celular nga brenda qelisë teksa kërkon para nga 63 mijë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Merizaj, 33 vjeç, spikat me veshje marka duke përfshirë atlete 250£ dhe një palë pantallona të shkurtra Hugo Boss 99£.

Pavarësisht se celularët ndalohen, ai ka transmetuar vazhdimisht biseda live javët e fundit në HMP Manchester.

Javën e kaluar ai foli nga qelia me një tjetër shqiptar, i cili e quan veten “Mbreti i Instagramit”. Në videon e parë nga The Sun, ky i fundit i thotë Merizajt: “Do të kesh 2000 € nga unë, 2000 € nga Fabio . . . si mbështetje për të dalë nga burgu”.

Fabio është një vrasës shqiptar që vuan dënimin në Greqi.

Merizaj gjithashtu mburret se ka shpenzuar 50 mijë paund për avokatët. Ai dëgjohet të thotë: “Askush nuk do të më lëshojë. Më kanë ikur paratë.”

Leave a Comment