Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, dy automjete përplasen kokë më kokë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Peqin- Rrogozhinë.

Sipas burimeve bëhet me dije se dy automjete janë përplasur me njëri tjetri.

Automjetet janë përplasur kokë më kokë, ndërsa siç duket në foto, pjesa e përparme e njërit prej tyre është dëmtuar totalisht.

Nuk ka të dhëna për dëme në njerëz dhe ende nuk dihet shkaku i aksidentit.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Aksidenti ka shkaktuar radhë kilometrike automjetesh pranë rrethrrotullimit të Rrogozhinës, ku prej disa minutash nuk lëviz asnjë makinë.

Leave a Comment