E zhdukur prej katër ditësh, trupi i 45-vjeçares u gjet në trupin e një gjarpëri gjigant

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në Indonezi, ku një 45-vjeçare e cila është shpallur e zhdukur që nga dita e enjte, është gjetur në barkun e një pitoni.

Banorët e zonës në Indonezinë qendrore e kanë zbuluar trupin e pajetë brenda Pitonit i cili ishte i gjatë 5 metra. Nëna e katër fëmijëve ishte zhdukur të enjten mbrëma dhe vijonin kërkimet për ta gjetur atë.

“Banorët ‘krehën’ zonën për ta gjetur gruan e zhdukur, dhe evidentuan një piton me bark të madh. Ata vendosën të hapnin stomakun dhe më pas u shfaq koka e gruas”, deklaruar autoritetet vendase.

Leave a Comment