Gazetari: SPAK ka gati mega-operacionin me mbi 150 urdhër arreste! Në listë, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe kriminelë

SPAK, gati për një “BIG operacion”, me mbi 150 vetë. Në listë prokurorë, gjyqtarë, policë e anëtarë të botës së krimit.

Nga Elton Qyno

Një “BIG operacion” është duke u përgatitur të kryhet këto ditë nga struktura e posaçme SPAK, ku në fokus të hetimit janë mbi 150 persona të cilët mësohet se përmes aplikacionit “Sky” janë të implikuar në veprimtari kriminale.

Goditja e madhe, ka në fokus dhjetëra punonjës policie, gjyqtarë dhe prokurorë që kanë përdorur aplikacionin “SKY”, nga ku kanë hyrë në kontakt me njërëzit e botës së krimit, duke i mbështetur dhe favorizuar në aktivitetet e tyre kriminale.

Ajo që po përgatitet tanimë në zyrat e SPAK dhe që çështje ditësh pritet të zbresë në gjykatën për shqyrtimin e masave të sigurisë, është një nga dosjet më të mëdha që është krijuar ndonjëherë nga prokuroria Shqiptare.

Kulmi fillestar e ka kapur Prokuroria e Krimeve të Rënda gjatë operacionit “Vol-vo” me mbi 60 persona të arrestuar. Ndërsa numrin e dytë e shënoi operacioni “Rrevanshi”, me plot 50 masa arresti në burg për disa nga emrat e njohur të botës së krimit në Shqipëri dhe tre punonjës policie.

Por tashmë ajo që do thyejë limitet e çdo operacioni të kryer në ndonjëherë në Shqipëri, është ajo që po “piqet” këto ditë, ku mësohet se bëhet fjalë për rreth 150 persona, prokurorë, gjyqtarë, policë dhe eksponentë të botës së krimit, për të cilët do kërkohet arrestimi.

Sigurisht dhe në këtë ,”BIG operacion”, prova kryesore janë bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, i cili tashmë është kthyer në gropën thithëse të disa prej anëtarëve më të njohur të botës së krimit dhe zyrtarëve të Policisë së Shtetit dhe jo vetëm.

Leave a Comment