U zhduk në ishullin grek, gjendet trupi i pajetë i prezantuesit të BBC Michael Mosley

GREQI- Në një zonë shkëmbore të plazhit të Agia Marinës, ku ishin përqendruar kërkimet për prezantuesin e humbur të BBC në Symi është gjetur trupi i Michael Mosley. Trupi i pajetë u gjet pas pesë ditësh nga shpallja e zhdukjes së tij.

Kryebashkiaku i Symit, Lefteris Papakalodoukas, kishte hyrë në gomone me gazetarë, për t’u treguar pikat e rrezikshme. Aty kamerat e celularëve kanë pikasur trupin e prezantuesit 67-vjeçar teksa kanë marrë video dhe pamje nga zona.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë roja bregdetare për të bllokuar zonën. Zjarrfikësit po hetonin një sistem shpellash, të cilat banorët e përshkruajnë si “humnera”. Siç sqarojnë ata, rrjeti i shpellave, i cili ndodhet në një plazh piktoresk, përbëhet nga dhjetëra tunele, të cilat mund të mbushen shpejt me ujë deti.

Mosley u pa për herë të fundit duke u larguar nga plazhi i Shën Nikollës në orën 13:30 të mërkurën, kur ai besohet se po shkonte përgjatë shtegut bregdetar për në Pedi aty pranë.

Videon nga vendi i ngjarjes e gjeni KËTU

Leave a Comment