U deh në BBV dhe Luizi e dërgoi në shtrat, por kjo i ka kushtuar shumë shtrenjtë Efi Dhedhes

Efi ka lënë të nënkuptojë se e dehura e asaj nate i ka kushtuar shumë pasi kjo ishte një ndër arsyet se pse ajo dhe i dashuri i saj i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Efi Dhedhes ka qenë një ndër të ftuarat e programit “Cherry on Top” drejtuar nga Bora Zemani.

Në intervistën e dhënë, Efi ka treguar më shumë për jetën e saj personale si edhe për rikthimin e saj në ekranin e Top Channel, me një program dedikuar të rinjve.

Efi është ngacmuar gjithashtu edhe për pjesëmarrjen e saj në BBV, ku është risjellë në vëmendje një prej momenteve të shumë komentuar në media, ku Efi u deh.

Efi ka lënë të nënkuptohet se e dehura e asaj nate i ka kushtuar shumë pasi kjo ishte një ndër arsyet se pse ajo dhe i dashuri i saj i kanë dhënë fund marrëdhënies.

Bora: Di një histori unë që të ka kushtuar shumë kjo nata që ke pirë shumë një herë.

Efi: Cfarë më ka kushtuar?

Bora: Të ka kushtuar jashtë, në jetën tënde, një ndryshim shumë i madh ndodhi, vetëm nga një natë që pive shumë.

Efi: Nuk ishte aq i madh, ishte një debat por kaloi.

Bora: Ndryshim i madh ishte pasi aty u mbyll historia e dashurisë.

Efi: Unë mendoj që jeta personale është personale dhe për aq kohë sa personi që ti ke në krah është një njeri i thjeshtë dhe nuk e ka dëshirën për të patur të njëjtën vëmendje që ti ke, atëherë është problem. E ndjeva me partnerin tim, e ndjeva edhe me shoqërinë time.

Leave a Comment