EKSKLUZIVE/ E reja ekselente i lë 500 mijë lekë në tavolinë familjes dhe vetëhidhet nga kati i 5-të se nuk gjente dot punë

Burime ekskluzive për JOQ ALBANIA, bëjnë me dije se vajza ka ndërmarrë aktin e rëndë për shkak të depresionit pasi nuk po gjente dot punë. Edhe pse ajo kishte mbaruar universitetin me nota ekselente dhe mbronte me diploma 3 gjuhë të huaja, e reja nuk kishte gjetur dot punë prej disa vitesh. Në pikëpyerje është fakti se pse policia nuk e raportoi këtë rast!

Burimi i afërt me familjen e viktimës bën me dije për JOQ se e reja të mos iu bërë barrë familjes e cila po përballej edhe me probleme të tjera e shumë vështirësi ekonomike, është vetëhedhur nga pallati.

Rrëqethës është detaji se para se e reja të ndërmerrte këtë akt, 42-vjeçarja ka tërhequr nga llogaria e saj bankare 500 mijë lekë të vjetra dhe i ka lënë në tavolinë për prindërit dhe vëllain.

Ky i fundit, po sipas burimeve, më parë ka punuar në sektorin e kriminalistikës, por e pushuan. I njëti burim rrëfen se i vëllai i viktimës Gjergji Peja kishte refuzuar disa herë të bëhej palë me korrupsionin që bëhej në atë sektor dhe kishte i qëndruar ndershmërisë së tij. Ky i fundit nuk pranoi të kryente favore në punë dhe për largimin e padrejtë nga pozicioni i tij është në gjyq prej 4 vitesh.

Tani miqtë dhe familjarët e viktimës tremben se edhe vëllai mund të ndërmarrë një akt të tillë. Ai është në vështirësi ekonomike dhe mbi të tani rëndon edhe pesha e fajit se motra i dha fund jetës për shkak të këtyre problemeve dhe mosgjetjes së një pune të ndershme ashtu siç e meritonte për gjithë ato vite shkollim që kishte bërë.

Leave a Comment