E padëgjuar më parë! Dy burra filmohen duke bërë ‘magji të zezë’ pranë stadiumit. Skuadra raporton rastin në polici

Vit pas viti, lindin raste të reja të njerëzve që përpiqen të manipulojnë rezultatet sportive, duke përdorur okultizmin.Shiko me poshte

Nga Uruguaji, këtë të premte, del lajmi se Peñarol i ka dorëzuar policisë lokale pamjet e kapura përmes kamerave të vëzhgimit të stadiumit të saj, ‘Campeón del Siglo’ (kampion i shekullit), të cilat tregojnë dy burra natën, duke vendosur në tokë në stadium diçka që klubi e konsideron një vepër të ‘magjisë së zezë’.

Sipas shtypit ndërkombëtar, kjo dyshe tashmë është identifikuar nga policia dhe tashmë rasti i është dorëzuar drejtësisë.

Në pamjet e kapura nga kamerat e vëzhgimit, të cilat që atëherë janë shpërndarë në rrjetet sociale, është e mundur të shihet një nga burrat duke mbajtur qirinj në tonet blu dhe të kuqe, ngjyra që lidhen lehtësisht me Nacional.

Një klub, i cili këtë herë kryeson kampionatin uruguajan në raundin e 9-të me 25 pikë, gjashtë më shumë se Penarol, që është i treti (19). Deri më tani asnjëra skuadër nuk ka pasur ndonjë humbje në kompeticion.

Leave a Comment