Historia e pazakontë! Milionerja mbahet peng nga shoferi i saj prej 10 vitesh

Një skandal ka tronditur Brazilin! Një milionere e njohur akuzoi shoferin e saj se e mbante të rrëmbyer në shtëpinë e saj. Historia e 88-vjeçares Regina Lemos Goncalves ka tronditur lagjen e shquar Copacabana të Rio de Zhaneiros. Sipas mediave të huaja, gruaja drejton gishtin nga shoferi i saj, Josè Marcos Chaves Ribeiro, i cili, përveçse e mbante të mbyllur në shtëpi, e keqtrajtonte. Aq sa e bëri të humbiste mbi 30 kilogramë nga pesha e saj. Por përveç kësaj, përdorte të mirat e saj materiale si të tijat.

Fqinjët dhe miqtë e trashëgimtares së pasur ishin shqetësuar pasi ajo u zhduk nga jeta publike për thuajse një dekadë. Megjithatë, e gjitha mori fund kur ajo arriti që të arratisej më 2 janar dhe kërkoi ndihmë nga vëllai i saj i vetëm. Pasi u sigurua që ishte në ambient të sigurtë, i tregoi familjes se çfarë ka ndodhur. Tani çështja ka shkuar në gjyq dhe vetë Regina, i është nënshtrur testeve të ndryshme të shëndetit mendor. Fillimisht u deklarua plotësisht e aftë, një raport i fundit tregoi “demencë të avancuar” që e la atë të paaftë për të menaxhuar çështjet e saj civile.

Duke qenë se ajo nuk është në gjendje që të mbrojë veten, familja e Reginës ka paraqitur prova se shoferi ka shpërdoruar pasuritë e saj dhe e ka akuzuar për më shumë se një dekatë. Në Brazil, historia e Reginës po portretizohet si një thirrje për të mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të moshuarve.

Aktualisht, e vetmja gjë që ka bërë Gjykata është që shoferi të ndalohet që të afrohet me të moshuarën, por ende ai ka kontrollin e pasurisë së saj pavarësisht akuzave që i rëndojnë mbi shpinë. Megjithatë ende nuk dihet sesi shoferi ia ka dalë që të marrë në emër të tij të gjithë pasurinë e milioneres. 88-vjeçarja kishte trashëguar 500 milionë dollarë pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Nestor Goncalves, pronar i Copag, një kompani e famshme braziliane që ka prodhuar letra pokeri që nga viti 1908.

Leave a Comment