Me shpatë në dorë, i riu në Londër vrᶒt një 13-vjᶒçar dhe plagos disa persona

Një 13-vjeçar është vrarë dhe disa persona, duke përfshirë dy oficerë policie, janë plagosur pasi janë sulmuar me shpatë nga një burrë në lindje të Londrës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një rrugicë në zonën e Thurlow Gardens, në Hainault. Pesë personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa policia ka arrestuar autorin 36-vjeçar. Por pak orë pas mbërritjes në spital, një 13-vjeçar i plagosur nuk iu ka mbijetuar dot plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Policia mbërriti në vendngjarje pasi një banor raportoi për një automjet të futur në një shtëpi në Hainault pak para orës 07:00. Por edhe kur policia ishte aty, autori i veshur me xhinse dhe bluzë të verdhë vijoi të sulmonte qytetarët dhe oficerët e policisë.

Duke folur për atë që pa në vendngjarje, një dëshmitar tha:

“Dëgjova të bërtitura, dëgjova britma, mendova ‘kush do të bërtiste në këtë orë në mëngjes? Unë pashë nga dritarja e pasme sepse zhurma vinte nga atje, pashë një djalë të veshur me të verdhë duke kërcyer mbi disa gardhe… pastaj ai zbriti nga një rrugicë dhe vazhdoi të ecte. Policia i kërkonte të ndalonte.’

36-vjeçari ndodhet në paraburgim por policia thotë se ngjarja nuk ka lidhje me terrorin.

Leave a Comment