Emigranti me kancer fiton lotarinë 1.3 miliardë dollarë në SHBA, paratë i ndan me gruan dhe shokun: Iu luta Zotit për ndihmë!

Një emigrant nga Laosi është shpallur fituesi i lotarisë më të madhe të SHBA-së, “Powerball”, me vlerë plot 1.3 miliardë dollarë.

49-vjeçari Cheng Saephan e bleu biletën në 7 prill në një dyqan në Portlant, në veriperëndim të Oregonit.

Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë histori është se 46-vjeçari është duke u përballur në një betejë me sëmundjen e rëndë të kancerit.

Ai zgjodhi t’i merrte fitimet e tij si një shumë totale prej 422 milionë dollarësh pas taksave për t’i ndarë në mënyrë të barabartë me gruan dhe një mik.

“Tani mund të bekoj familjen time dhe të punësoj një mjek të mirë për veten time”, tha ai.

“Jeta ime ka ndryshuar”, i tha Saephan, duke zbuluar se ai i ishte lutur Zotit për ndihmë.

Ai shtoi se tani donte të blinte shtëpinë e tij të ëndrrave dhe do të vazhdonte të luante Powerball.

Saephan, i cili i është nënshtruar kimioterapisë për tetë vitet e fundit, tha se ai, gruaja dhe shoku i tij ishin bashkuar për të blerë më shumë se 20 bileta Poëerball për shortin e 7 prillit.

Numrat fitues ishin 22, 27, 44, 52, 69 dhe Powerball i kuq 9.

Leave a Comment