Policia hedh gaz lotsjellës ndaj protestuesve para bashkisë Tiranë

TIRANË- Protestuesit të cilët janë mbledhur sot para bashkisë duke vijuar më tej misionin e tyre për të shkarkuar kryebashkiakun Erjon Veliaj. Protestuesit pasi kanë shkulur gardhin metalik kanë goditur me sende te forta drejt efektivëve të policisë si dhe kanë tentuar herë pas here të shkëpusin kordonin e tyre për tu futur brenda bashksië.

Ndërkohë policia për të zbrapsur protestuesit kanë hedhur gaz lotsjellës. Sprite është hedhur nga policë të ndërhyrjes së shpejtë, ndërkohë që disa nga kolegët e tyre të komisariateve të papërgatitur gjithashtu kanë pasur probleme. Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me disa incidente ndërsa protestuesit hodhën tymuese dhe molotov në drejtim të bashkisë. Gjithashtu gjatë protestës i ra të fikët një efektivi të policisë i cili u shoqëruar nga një ambulancë për te marrë ndihmë mjekësore.

Leave a Comment