Modelja e vrarë në Ekuador e dashura e El Patrón, bossit që urdhëroi vrasjen e Ergys Dashit

Vrasja e modeles Landy Milena Párraga Goyburo ka tronditur Ekuadorin. 23-vjeçarja u vra brenda ambienteve të një restoranti në një qendër tregtare në qytetin e Quevedo, në provincën ekuadoriane të Los Ríos.

Emri i ish-mbretëreshës së bukurisë u përmend janarin e kaluar në dosjen e drogës ‘Metástasi ‘, në të cilën u hetua një strukturë e dyshuar kriminale që vepronte në favor të interesave të trafikantit të drogës Leandro Norero, alias ‘El Patrón’, i cili u vra në tetor 2022 në burgun e Cotopaxi.Shiko me poshte

Mediat ekuadoriane kanë zbuluar se 23-vjeçarja ka qenë në një lidhje dashurie me bosin mafioz Norero, i cili dyshohet se urdhëroi vrasjen e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Norero u ekzekutua në burg në vitin 2022, ku iu pre koka pas një trazire mes të dënuarve brenda qelive. Ai ishte arrestuar për një rast të pastrimit të parave dhe njihej si financues i tre grupeve kriminale: “Los Lobos”, Los Tiguerones dhe Los Chones.

Emri i modeles u shfaq në një seri bisedash midis Norero-s dhe avokates së tij Helive Angulo, alias ‘Estimado’. ‘El Patrón’ ishte i shqetësuar për lidhjen me modelen Párraga dhe se emri i saj do të arrinte në veshët e gruas së tij. Ai madje kishte paguar edhe oficerë policie që të përpiqeshin ta fshihnin emrin e saj veçanërisht nga gruaja e tij

Teza e prokurorit është se Párraga ka marrë pagesa në emër të Noreros dhe kjo dëshmohet në një nga bisedat që janë pjesë e dosjes së çështjes Metastasis, mes trafikantit të drogës dhe Mayra Salazar.

Leave a Comment