Autobusi del nga rruga dhe përfundon në lumë, 23 persona humbin jetën

PERU- Të paktën 23 persona humbën jetën kur një autobus ra në një luginë në Peru. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë në provincën e Cajamarca, në pjesën veriore të vendit. Një autobus me 35 persona doli nga një rrugë fshati, duke përfunduar në një lumë, sipas raportimeve të mediave peruane.

Ndërsa Prokurorja Olga Bombadilla Teran tha për rrjetin RPP se rreth 15 të mbijetuar u dërguan në spitalet në Cajamarca dhe Celentin me lëndime të rënda. Gjithashtu shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Leave a Comment