Tronditëse! Shqiptari qëllohet me plumb në kokë teksa pinte kafe në Bruksel (Video)

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në oborrin e një kafeneje me pronarë shqiptarë mbrëmjen e së dielës rreth orës 22:30 në Bruksel.

Lajmi është konfirmuar nga policia Bruksel-Veri, ndërsa viktima është identifikuar si shqiptari Agustin Kaza.

“Policia Bruksel-Veri u thirr për të shtëna në tarracën e një kafeneje, në rrugën Joseph Brand në Schaerbeek, të dielën më 28 prill rreth orës 22:30”, thuhet në njoftim.

Policia në Bruksel thotë se shënjestra ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

“Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë që vuante nga një plagë me armë zjarri. Viktima ishte në rrezik për jetën”, njofton policia.

Një burrë me kapuç shihet në kamera duke ecur drejt lokalit, ka kaluar para viktimës, është kthyer dhe më pas ka qëlluar katër herë, duke përfshirë dy herë në kokë.

Leave a Comment