“Ne i gënjejmë fëmijët”! Ekspertët tregojnë gabimet më të shpeshta të prindërve dhe… edukatorëve

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje.

Referuar statistikave të Policisë së Shtetit në vetëm 4 muajt e parë në vendin tonë janë regjistruar 570 raste me 610 autorë nga të cilët 202 janë e arrestuar.

Nisur nga dendësia e popullsisë, qarku me numrin më të madh të denoncimeve për dhunë në familje është ai i Tiranës, i ndjekur nga ai i Durrësit, Fierit dhe Vlorës.

E njëjta panoramë ka qenë edhe vitin e kaluar. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar dhe trajtuar nga Policia, 5064 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare. Por jo të gjitha rastet kanë qenë serioze. Vetëm gjysma e tyre, konkretisht 2334 raste të dhunës dhe krimeve të tjera në marrëdhëniet familjare u çuan në prokurori. Ndërsa në pranga kanë rënë gjatë gjithë vitit 699 persona. Agresiviteti brenda familjeve vitin e kaluar prodhoi dhe viktima. Për shkak të marrëdhënieve familjare gjatë 2023 u vranë 9 gra dhe vajza, 3 burra dhe një foshnje.

I lartë ka qenë dhe numri i urdhrave të mbrojtjes ku ka pasur 2730 kërkesa dhe 150 raste kur urdhri i mbrojtjes është shkelur.

Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtjeje këngëtaren e njohur të muzikës popullore Maya Aliçkaj e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje.

Leave a Comment