“Duhet të jemi gati për luftë”/ Zv. kryeministri i Kosovës zbulon skenarin e Vuçiç dhe bën paralajmërimin e fortë: Serbia po përgatitet për…

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, thotë se Kosova duhet të jetë gati për luftë. Në një prononcim për mediat ukrainase, ai thekson se një sulm hibrid nga Serbia kundër Kosovës mund të fillojë gjithmonë.

“Ne duhet të jemi gati për luftë. Por, një luftë konvencionale është e pamundur tani, sepse jemi të mbrojtur nga paqeruajtësit e KFOR-it. Megjithatë, siç ka treguar shembulli i Banjskës, një sulm hibrid gjithmonë mund të fillojë kundër nesh – dhe ne duhet të përgatitemi që kjo të ndodhë përsëri në çdo kohë”, tha Besnik Bislimi, Zëvendës-kryeministri i Kosovës

Bislimi, në prononcimin për “European Pravda”, i referohet ngjarjeve që ndodhën në Banjskë në shtator të vitit të kaluar. Gjithçka, nisi me një përleshje me policinë që përfundoi me vdekjen e një polici nga Kosova. Përplasja u përshkallëzua në një operacion kundër terrorizmit. Zëvendëskryeministri Bislimi shton më tej se ka arsye për të besuar se Rusia ishte e përfshirë drejtpërdrejt në sulm.

“Në jug të Serbisë, në qytetin e Nishit, i cili nuk është shumë larg kufirit me Serbinë, ekziston e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse e cila zyrtarisht është e angazhuar në sigurinë nga zjarri, por askush nuk ka parë ndonjë rezultat të punës së saj”, shtoi ai.

Edhe pas ngjarjeve në Banjskë, qëndrimi i Perëndimit mbetet i pandryshuar, ai ende shpreson se të drejtat e reja për pakicën serbe do të lehtësojnë tensionet në Kosovë. Sakaq, media ukrainse në reportazhin e saj për Veriun e Kosovës, vëren prezenca të shumta të simboleve pro-ruse. Kjo vihet re edhe në Banjskë, në të cilën ka shumë mbishkrime të shkronjës “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës dhe thirrjet që Rusia të shpëtojë serbët nga “pushtimi shqiptar”.

Leave a Comment