Ekzekutohet ish-Missi, vrarësit hynë në restorant dhe qëlluan me breshëri plumbash

Ish-Missi i Ekuadorit Landy Parraga 23-vjeç, është u qëlluar për vdekje brenda një restoranti në qendrën tregtare La Cuadra, në provincën e Los Ríos.

Párraga ishte duke ngrënë mëngjes, kur vrasësit hynë brenda dhe e qëlluan disa herë derisa vdiq. Modelja e cila shoqërohej nga partneri i saj u vra, ndërsa po largohej nga restoranti.

Dy persona hynë brenda restorantit, ku njëri prej tyre iu afruar dhe e qëlluar drejtpërsëdrejti modelen. Ai vazhdoi ta qëllonte atë edhe pasi u shtri në tokë.

Vrasësi i dytë që ishte pranë derës u afrua disa hapa dhe tentoi gjithashtu të qëllonte Parragën. Vrasja është regjistruar në kamerat e sigurisë së biznesit.

Emri i Landy Párraga, u shfaq në rastin “Metastasis”, ku po hetohej një strukturë e krimit të organizuar. Në një bisedë chati doli edhe emri i saj.

Ish-mbretëresha e bukurisë, përmendej në bisedat mes trafikantit të drogës Leandro Norero dhe avokatit të tij, të cilat u publikuan në çështjen “Metastasis”, për të cilën ka disa të arrestuar.

Leave a Comment