Aktori i njohur i humorit pranon Islamin?

Ndër figurat e famshme të Portokallisë, te xhamia famëmadhe e Tiranës, në përqafim me imamin e njohur të saj

Rezart Veleshnja, një ndër aktorët më të njohur të humorit, afirmuar e bërë emër në Portokalli, për të vijuar më pas në performanca të tjera të suksesshme, duket se i ka hapur vetes një tjetër horizont jete, atë të besimit, duke kaluar në Islam, në kuptimin e të qënit tashmë një musliman praktikant.

Është hoxha i njohur i Tiranës, imam i xhamisë me emër të Rrugës së Kavajës, “Dine Hoxha”, pra Ahmed Kalaja, ai që ka postuar foto të Veleshnjës në xhami dhe me vete atë në krah, në një lloj përqafimi vëllazëror.

Veç pranimit frenetik të Islamit nga të rinjtë, brenda frymës së një masiviteti në përqafimin e këtij besimi, i vetmi monoteist që ekziston sot në botë, në Shqipëri e kudo, vihet re dhe një përfshirje në besim e njerëzve me status të lartë shoqëror, nga pothuajse çdo fushë. Rezart Veleshnja është vetëm një ilustrim i këtij fenomeni. /tesheshi.com/

Leave a Comment