Gjermani/ Shqiptari vret pronarin e një lokali

Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në Duseldorf të Gjermanisë. Sipas mediave gjermane mësohet se autor është një shqiptar i Kosovës, i cili banon prej vitesh në Gjermani.

Viktima është pronar i një lokali dhe deri më tani dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive banale.Shiko me poshte

Shqiptari është arrestuar në vendngjarje nga forcat e policisë. Pasi ka kryer vrasjen, ai është larguar, por u rikthye më vonë në lokal duke kërcënuar këdo që ishte atje.

Prokurorët e ngjarjes do japin më shumë informacion ditën e nesërme, pasi janë duke grumbulluar të gjitha provat.

Nuk dihet nëse viktima dhe autori kanë pasur njohje më herët.

Leave a Comment