Pse Shqipëria kërkon të hyjë në BE, kur gjysmën e popullsisë e ka në emigrim?!

Veshët e shqiptarëve janë lodhur me përrallën se një ditë vendi ynë do të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Pritja e gjatë, më shumë se dhjetë vjeçare për t’u bashkuar me grupin e 27 vendeve anëtarë, bëri që shumë shqiptarët të largoheshin nga vendi dhe sot ata enden rrugëve të Evropës.

Lufta mes krizës së papërballueshme ekonomike, vjedhjes së politikanëve, mosfunksionimit të shtetit dhe prezencës së lartë të krimit bëri që ne të jemi ata, të cilët sa herë të huajt flasin për emigracionin mendja t’i shkojë tek ne, shqiptarët e arratisur, që protestën po e bëjmë duke u zhdukur, shkruan tvanews.Shiko me poshte

Numërohen mbi 1.4 milion shqiptarë të larguar nga vendi.

Një largim masiv, më shumë se sa vendet që janë nën kërcënimin e luftës. Në vitin 1990 popullsia regjistronte shifrën e 3.286.542 banorë ndërsa në vitin 2020 ky numër është përgjysmuar dhe prania e të huajve nga vendet e treta është shtuar ndjeshëm.

Për çfarë i duhet Shqipërisë anëtarësimi në Bashkimin Europian kur nuk i kanë mbetur më shqiptarë?

Të rinjtë të nxitur nga energjia, ambicia dhe padurimi i tyre, po zgjedhin të largohen nga vendi në kërkim të perspektivave më të mira në vendet anëtare të BE-së.

Tranzicioni mesa duket do të jetë edhe më i gjatë për shkak të korrupsionit të përhapur dhe një klase politike e fokusuar në interesa personale, duke minuar vazhdimisht të ardhmen e vendit dhe duke u bërë pengesa kryesore për zhvillim.

Leave a Comment