Shqiptari vret pronarin e një restoranti në Gjermani, më pas kërcënon klientët

GJERMANI- Një vrasje me armë zjarri është regjistruar ditën e sotme qytetin e Duseldorfit në Gjermani. Mësohet se ngjarja e rëndë është regjistruar para një restoranti në qendër të qytetit në Duaeldorf ku një shqiptar ka vrarë pronarin e biznesit.

Pronari 38-vjeçar i një lokali në Herzogstraße në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me 52-vjecar shqiptar. Në tensione e sipër ata kanë vendosur të dalin jashtë restorantit për të zgjidhur situatën gjë e cila nuk ndodhi madje agravoi më shumë. Pasi situata ka dalë jashtë kontrollit shqiptari papritur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.Shiko me poshte

Sipas mediave gjermane shqiptari është kthyer më pas në lokal dhe ka kërcënuar klientët e tjerë atje. Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin.

Leave a Comment