Njihuni me njeriun që organizoi gjithçka në perfeksion ceremoninë madhështore të funeralit të Mbretëreshës Elisabeth II

Mbi 4 miliardë njerëz nga e gjithë bota ndoqën fun eralin madhështor të Mbretëreshës Elisabeth II. Ishte një ngjarje historike e paparë në dekada. Mbi të gjitha aty spikati përsosmëria dhe korrektesa për çdo detaj.

Për kush fshihet pas këtij organizimi që krenoi gjithë britanikët?

Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje prestigjozja britanike “Daily Mail” e cila i ka kushtuar një artikull ‘dorës së fshehtë’ që qëndronte pas organizimit.

Bëhet fjalë për Edward Wlliam Fitzalan-Howard, 65 vjeç, Duka i Norfolkut. Ai nuk është aty rastësisht, pasi paraardhësit e tij kanë qenë të angazhuar në organizimin e kurorëzimit të Elizabeth II në 1953, funeralin shtetëror të Winston Churchill në 1965 si dhe ka investuar te Charles për rolin e tij si Princ i Uellsit në vitin 1969.

Duka ka pasur takime vjetore në dhomën e fronit të Pallatit Buckingham, duke punuar ngushtë me nënkolonelin Anthony Mather, një anëtar i familjes mbretërore që ka shërbyer për një kohë të gjatë, e ndërsa në 10 vitet e fundit numri i njerëzve që u përfshi në organizimin e funeralit ishte nga 20 në fillim të saj deri në 280 në prill të këtij viti.

Ai u emërua Kryqi i Madh Kalorës i Urdhrit Mbretëror Viktorian për shërbimet ndaj monarkisë në nderimet e shpallura për Jubileun Platinum.