Mbërrin 0ptimus, roboti që punon në shtëpi dhe në fabrika

I keni parë filmat me Will Smith sesi në një botë fiction, robotët bëjnë punët e shtëpisë të komanduar apo programuar nga pronarët e tyre? Kjo nuk është më një sajesë sepse Elon Musk po sjell prodhimin në masë të Optimus, robotit që bën nga punët e shtëpisë te proceset në fabrika.

Musk ka vendosur të hedhë në treg mijëra robotë humanoidë, të njohur si Tesla Bot ose Optimus, fillimisht për të punuar brenda fabrikave të tij, duke u zgjeruar përfundimisht në miliona robotë në mbarë botën, sipas proceseve të punës. Të gjithë këta, zëvendësojnë shumë njerëz në procese pune.

Musk tha në një TED Talk se tani robotët mund të përdoren në shtëpi, të gatuajnë, të përgatisin darkën tuaj, të mirëmbajnë oborrin nëse keni.

E jo vetëm kaq. Këta robotë janë programuar edhe për t’u kujdesur për të moshuarit, madje edhe duke u bërë një “shok apo shoqe” ose një partner/e seksuale, raporton noa.al duke cituar Reuters.

Biznesi i robotëve përfundimisht mund të vlejë më shumë se të ardhurat e makinave të Tesla-s, deklaron Musk, i cili tani po shpall një vizion të ri për kompaninë, vizion që shkon përtej prodhimit të automjeteve elektrike vetë-drejtuese.

Në “Ditën e AI” më 30 shtator, Tesla do të zbulojë një prototip nga projekti i saj Optimus, tamam si lideri i fuqishëm dhe dashamirës i Autobots në serinë Transformers. Prodhimi është planifikuar të fillojë vitin e ardhshëm, tha Musk.

Tesla tashmë ka në procese pune disa qindra robotë të projektuar për punë specifike për prodhimin e makinave të saj.

Robotët humanoidë kanë qenë në zhvillim për dekada nga Honda Motor Co (7267.T) dhe Hyundai Motor Co (005380.KS) njësia Boston Dynamics.

Por lind pyetja, a janë të sigurt robotët në shtëpi? Mos harrojmë se ashtu si makinat që ecin vetë, edhe robotët kanë probleme me situata të paparashikueshme. /noa.al

Fotot e video: Tesla