Gjyshen 97-vjeçare e braktisin të 16-të fëmijët: Nuk duan t’ia dinë a jam gjallë

Teksa shumica prej nesh janë mësuar gjithmonë t’i respektojnë dhe t’i çmojnë prindërit tanëtë moshuar, një rast i ndodhur në Oaxaca, Meksikë, po bën bujë në rrjet.

Gazetarja Jaime Toral, intervistoi 97-vjeçaren Isabel Méndez Jiménez për mënyrën sesi të 16 fëmijët e saj e br aktisën atë, duke e lënë të jetonte në v ar fëri ekstreme.

Duke shpjeguar se fëmijët e saj “nuk duan t’ia dinë” nëse ajo është gj allë apo jo, videot tregojnë se si e moshuara mezi sajohet për të ngr ënë, duke mbije tuar me fasule.

Jiménez shpjegoi mes lotësh se megjithëse kishte 16 fëmijë, “asnjëri prej tyre” nuk është me të ose nuk ka kohë për t’u kujdesur për të sot.

Videot e shpë rndara tregojnë se ajo jeton në një shtëpi të rrë nuar, e rrethuar nga qen dhe mace.

E moshuara qëndis dhe i shet krijimet e saj për të mbajtur veten.

Ajo tha se fëmijët e saj janë të gjithë të martuar dhe se gratë e djemve të saj shqe tësohen për nënat dhe familjet e tyre, jo për të. Pasi djemtë e saj “bëhen zap” nga gratë e tyre, duke e lënë nënën e tyre të vetme dhe të uritur në barakën ku ajo jeton aktualisht.

Me pak para që arrin të mbledhë nga pecetate qendisura që shet, Jiménez ndonjëherë mundet të blejë djathë, mish dhe tortilla. Megjithatë, këto janë luks për të. Ajo zakonisht bën në një tenxhere të madhe fasule. Kur nuk ka as fasule ha një tortilla me pak kripë.

Burimi: WeAreMitu