Mjalti Rridhte Mureve, Nga Hojet E Bletëve Të Egra Në Tavan (Foto)

Pronarët e një shtëpie që ndodhet në Leicestershire të Anglisë, janë befasuar kur kuptuan se masa e ngjitshme që rridhte nëpër mure ishte mjaltë.

Tavani i objektit të ndërtuar në shekullin e 18-të, ishte mbushur me bletë të egra, që kishin krijuar hojet dhe jetonin aty për një kohë.

Hojet që u gjetën në tavan Në këtë shtëpi kanë shkuar disa bletarë të zonës, të cilët i kanë larguar insektet pasi t’i kenë trullosur me tym.

Shtëpisë së vjetër i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa kompania e sigurimeve nuk do të kompensojë asgjë, sepse nuk parashihet si dëm i mundshëm.

SHlK0Nl F0T0T më p0shtë./Telegrafi/