“Mbeѕa 10 vjeçe ka haрur kafkën”, gjyshja: Mëѕuesja i tha “ti je рërbindësh”

Lavdie Muça, një telefonuese në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, shprehu pakënaqësinë e saj për temën e ditës, për situatat mësues-nxënës-prind. Në rastet kur mësuesja telefonon prindin që të marrë fëmijën nga shkolla kur ngacmon shokët e shoqet e klasës, cili duhet të ikë? Lavdia thotë

Lavdie: Fakti është që është e vërtetë kjo që keni nxjerrë sepse vajza ime pati 3 fëmijë te shkolla private te TEG-u, te greku dhe vajzën 10 vjeçe ia nxori mësuesja nga shkolla, e ofendoi.

Aldo: Ça bëri goca, pa dakord që e ofendoi?
Lavdie: Goca, si fëmijët e klasës, ajo është vajza më e urtë.Aldo: Vajza më e urtë nuk më rezulton.

Lavdie: Po, po, më e urtë, më me logjikë dhe me tru, jo se është 10 vjeçe, po sikur është 15 vjeçe. Na ka bërë një aksident, ka hapur kafkën dhe është shumë e zgjuar dhe shumë e urtë. Tërë kalamajtë përsipër, shkoi e ëma u tha, një prind tha “të vij unë ta rrëfej qejfin”. Vajti te mësuesja, mësuesja e nxori nga ora e mësimit dhe i tha “ti je përbindësh”. Ajo vinte dhe më fal, se më qahet, vinte në shtëpi, shihej në pasqyrë dhe thoshte “unë jam përbindësh, pse jam përbindësh unë?” ajo e hoqi, shkoi te drejtori, s’mori asnjë masë.

Lavdia pretendon se mësuesja nuk ka pranuar se mbesa e saj është gjuajtur apo nxjerrë nga klasa.Lavdie: E ruajmë si sytë e ballit. Po jo t’i gjuajë mësuesja në kokë ose nxënësit t’i hipin përsipër.Aldo: Po pse i gjuajti mësuesja?

Lavdie: 10 kalamaj e kishin vënë përposhtë.Mes të tjerash, Lavdia shton se vajza e saj mund të ketë ende një filmim të drejtorit të kësaj shkolle i cili refuzon që të ketë ndodhur një rast i tillë, video që premton ta dërgojë në numrin e kontaktit të programit./tvklan.al