Këshilla nga letrat për ty. Zgjidh njërën!

Nëse keni zgjedhur:

Letra e parë

Ndaloni së jetuari në të ardhmen, jeta po ndodh në të tashmen. Kontrolloni mendjen tuaj dhe besoni në fuqinë e mendimeve tuaja. Në vend që të vuani nga diçka e cila mund edhe të mos ndodhë, po sikur të lejonit që të befasoheshit nga jeta?

Letra e dytë

Jini të vendosur dhe të ndjeshëm në zgjedhjet tuaja. Shfaqni vendosmëri, respektoni dëshirat tuaja, ndjenjat tuaja, qëllimet tuaja. Kur doni të thoni “jo”, thuajeni. Përndryshe, “po”-ja juaj nuk do të jetë kurrë e dobishme!

Letra e tretë

A kujdeseni për marrëdhëniet tuaja, apo kujtoheni për të tjerët vetëm kur ju duhen dhe keni nevojë? Kushtojini më shumë vëmendje njerëzve që ju duan, tregoni sa të rëndësishëm janë për ju. Mos harroni: merrni atë që jepni. / meb.al