“Bija ime mos harro…”/ Mesazhi prekës i babait për 7-vje çaren që humbi j etën

Dita e 8 gushtit të këtij viti do të ishte dita më e zezë në familjen Ndreaj, ku një makinë përp *lasi nënën bashkë me dy vajzat.

Valbona Ndreaj u përp*las me dy vajzat e saj, 6 dhe 7 vjeçe, teksa po kalonin rrugën.

Esmeralda, 7-vjeç do të hum *bte je tën, ndërsa motra e saj dhe nëna do të lën *doheshin rëndë, duke përfunduar në spital, nga ku janë dhe sot në gjendje jo të mirë shën detësore.

Kryefamiljari Ferit Ndreaj, gjithë gëzimin që i dhuronin 3 fëmijët e tij (dy vajza, 1 djalë) e shfaqte shpesh në Facebook, nga ku të jep përshtypjen e familjes së lumtur.

Por, duket se kjo tashmë i përket së shkuarës, pasi në Facebook, tani ai ka shpërndarë lajmin e ko*bshëm.

Prekës është mesazhi që ai i ka lënë vajzës së tij në festën e Abetares.

Ai shkruan:

Bija ime mos harro, dija është pasuria më e madhe që mund të kesh. Kto jane ditet që ju vazhdoni te shkoni drejte dyerve të dijes. Dikush me gëzim e dikush me lot emocionesh në sy, uleni nëpër banka për të nisur rrugën më të rëndësishme të jetës. SUKSESE BIJA IME!!!”

Sot Feriti ankohet për shëndetin e gruas dhe të vajzës së vogël.

Ai u shpreh për News24:

Nuk janë në gjendje aspak të mirë. Vajza e pla*gosur nuk ngrihet dot në këmbë. Ka dë*mtime të trurit dhe kockave. Gruaja dhe vajza janë akoma të tra*u matizuara nga ngjarja. Nuk na ka ardhur asnjë psikolog për ndihmë”

AKSIDENTI

Aksi*denti u shënua tek shinat e trenit. Shtetasja Rozina K., 38 vjeçe që drejtonte makinën , fillimisht përp*lasi për vd/ekje shtetasin Ramazan I.i, i cili ishte duke drejtuar bicikletën ne momentin e aks*identit.

Më pas ka përp*lasur edhe nënën, Valbona Ndreu, 29 vjeçe me dy vajzat e saj që po kalonin në anën tjetër të rrugës. Makina është përp*lasur më pas dhe me një furgon të bardhë.

E mitura 7 vjeçe nuk mundi t`i mbijetojë pla*gëve të marra dhe hum*bi jetën në vendngjarje ndërsa e ëma, Valbona Ndreu dhe vajza tjetër e saj me iniciale E.N 6 vjeç u dërguan me urgjencë në Spitalin e Tra*umës.