Jeni i mençur, por nuk po bëni pasuri? Studimi tregon pse

Kompania Absurdly Driven e sheh botën e biznesit me një sy skeptik dhe buzë të rrudhura.

A të rastis të shohësh kaq shumë njerëz të pasur, apo jo?

A i dëgjon njerëzit e pasur dhe mendon: “Çfarë kanë ato më shumë se unë? Përveç parave?”

Në fakt, a nuk të çudit paksa që ti ke aq shumë njohuri, ke parë aq shumë, e mund të bësh aq shumë, dhe prap nuk ke po aq shumë para gjithashtu?

Një studim i ri të jep shpjegime për arsyen e mungesës së pasurisë.

Dhe është një shpjegim që do shkaktojë dh*imbje.

Studimi, i titulluar “Talenti vs Fatit: Roli i Rastësisë në Sukses dhe Dështim”, vrojtoi njerëzit për një periudhë 40-vjeçare.

Alessandro Pluchino i Universitetit të Catania-s në Itali me kolegët e tij krijuan një model kompjuterik të talentit.

Për këtë nuk mendojmë të ketë qënë diçka e thjeshtë apo, për çdo mendje, plotësisht e pranueshme.

Fundja, ideja që një person ka për talentin është e njëjta ide që një tjetër person ka për Leo Messi-n.

Megjithatë, Pluchino dhe me kolegët krijuan një përshtatje kompjuterike të aftësive bazike si inteligjenca, zhdërvjelltësia, dhe aftësia në fusha të ndryshme.

Pastaj ata vrojturan njerëzit për një periudhë 40-vjeçare, listuan të gjitha gjërat që u kanë ndodhur atyre, dhe i krahasuan ato me atë sesa të pasur janë bërë ata.

Ata zbuluan se shpërndarja konvencionale e pasurisë që – 20 përqind e njerëzimit shijon 80 përqind të pasurisë së botës – doli e saktë.

Pastaj ata shprehën fjalë që vërtetë shkaktojnë dh*embje.

Ato dh*embin prap, edhe pse ne e dimë se janë të sakta: “Maksimumi i suksesit nuk përputhet asnjëherë me maksimumin e talentit, dhe anasjelltas.”

Kurrë.

Është hidhëruese, apo jo, të shikosh disa njerëz relativisht të pa talentuar që lahen në pasuri të panumërta.

“Atëherë çfarë e bën dallimin pra?”, dëgjoj një thirrje të mbytur ag*resive brenda teje.

Je gati për përgjigjen?

“Simulimet tona tregojnë qartazi se ky faktor është thjesht fati”, thonë humlumtuesit.

Hulumtuesit vrojutan ndodhi të ndryshme që ndodhën në jetën e këtyre njerëzve dhe i renditën ato sipas asaj sesa fatlumë apo fat*keqe këto ndodhi ishin.

“Është komplet evidente që individët më të suksesshëm janë edhe ata më fatlumët. Dhe ata më pak të sukesshmit janë ata më fat*keqët,” thanë ata.

Rre*ziku këtu është se një konkluzion i tillë mund të ofrojë një justifikim të shenjtë për ata që nuk e përdorën talentin e tyre për të arritur pasurim marramendës.

Por ka edhe nga ata, që nuk ndjekin pasurimin por preferojnë një jetë, pranueshëm, të lumtur.

“Nëse është e vërtetë që njëfarë talenti duhet për të qënë i suksesshëm në jetë, pothuajse asnjëherë ata më të talentuarit nuk arrijnë majat e suksesit, sepse ua marrin në kthesë ata tipat mediokër ndjeshmërisht të go*ditur nga fati i madh,” shpjeguan ata.

Për ta mbyllur, po ju lëmë me fjalët e vetë studiuesve, fjalë të cilat kanë kuptim të thellë për si po shkojnë punët e botës:

“Rezultatet tona janë një paralajmërim ndaj rre*zikut kundrejt asaj që ne e quajmë ‘meritokraci naive’ e cila, duke e nënvlerësuar rolin e rastësisë ndërmjet përcaktorëve të suksesit, shpesh dështon në dhënien e nderimeve dhe meritave pikërisht atyre që janë njerëzit më kompetentë. ”

E kanë fjalën për ty, apo jo?