NËSE MUND TA JETOJA JETËN TIME PËRSËRI

Do të kisha qëndruar në shtrat kur isha i/e sëmurë në vend se të besoja se bota do të shembej pa mua nëse nuk do të shkoja në punë atë ditë.

Duhet të kisha thënë më pak dhe të kisha dëgjuar më shumë.

Do të kisha ftuar miqë e dashamire për darkë edhe pse tapeti im kishte disa njolla të vogla ose divani do të zbehej.

Do të kisha ngrënë kokoshka në dhomën “e mirë” dhe shumë më pak do t kujdesesha për papastërtinë nëse dikush do të donte të ndezte oxhakun.

Do t’i kisha dëgjuar më afër historitë që babai im tregoi për rininë e tij.

Përgjegjësitë do ti kisha ndarë me burrin tim.

Nuk do të insistoja kurrë të mbyllja xhamat e makinës në një ditë vere, sepse me prishen flokët.

Do të kisha qeshur dhe qarë më pak para televizorit dhe do të shihja jetën me shume.

Nuk do të kisha blerë asgjë te padobishme.

Në vend që të dëshiroja që nëntë muajt e shtatzënisë të kalonin shpejt, do të kisha vlerësuar çdo moment dhe do të kuptoja se mrekullia që po rritej brenda meje ishte rasti im i vetëm qe Zoti bënte një mrekulli ne mua.

Nëse fëmijët e mi do të më puthnin, unë kurrë nuk do të thosha, “Jo tani. Shkoni lani duart më parë per darkë”.

Do të kishte më shumë “të dua”. Më shumë ‘më fal’.

Por më shumë se çdo gjë tjetër, nëse do të kisha sërish një shans, do të shfrytëzoja çdo minutë për t’i kushtuar vëmendje jetës sime, për ta jetuar më intensivisht.

Mos u shqetësoni për gjërat e vogla. Mos ia kushtoni vëmendjen dikujt që nuk ju pëlqen.

Në vend të kësaj, ndjeni dhe vlerësoni marrëdhëniet që keni me ata që janë të mire ju dhe shpirtin tuaj.

SHPERNDANE PO JU PELQEU