Ylli i TlKT0K-ut tregon sa para fiton për një postim nga ky aplikacion

Personi më i ndjekur në TlKT0K, Khabane “Khaby” Lame, zbuloi pagën e tij dhe sa mund të përfitojë ai për çdo postim dhe shifrat janë të mëdha.

22-vjeçari ka 149.5 milionë ndjekës dhe së fundmi ka kaluar Charli D’Amelio si më i ndjekuri në këtë aplikacion.

Tani, ai ka treguar se sa i pasur është bërë nga TlKT0K.

Khaby i tha Fortune se ai mund të fitojë deri në 750 mijë dollarë për video në TikTok, gjë që do t’i bëjë atij rreth 10 milionë dollarë nga videot e TlKT0K.