Metoda japoneze për të kursyer 35% të pagës suaj çdo muaj

Të gjithë përpiqen t’ia dalin mbanë muajit me shpenzimet, por gjithnjë ka vështirësi. Ndoshta po e menaxhoni paranë keq?

Ekziston një metodë origjinale japoneze, e quajtur kakeibo që ndoshta ju ndihmon.

Metoda specifike, që ka nisur para mbi 100 vitesh, mund t’ju bëjë të kurseni çdo muaj 35% të pagës suaj dhe shumë para në vit.

Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të regjistruar atë që keni shpenzuar. Më mirë akoma të regjistroni çdo ditë lekët që harxhoni dhe në fund të muajit të bëni një bilanc për të kuptuar sa keni shpenzuar dhe sa mund të kishit shmangur duke u bërë një mësim për muajin pasardhës.

Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme.

Hulumtimet kanë vërtetuar vazhdimisht përfitimet e shumta të të shkruarit me dorë: mund t’ju ndihmojë të bëni ndryshime pozitive duke ju inkurajuar të identifikoni disa prej zakoneve tuaja të këqija që ju pengojnë të kurseni.

Sidomos kur bëni blerje në tregje apo markete, gjithnjë duhet të pyesni veten a janë të domosdoshme ato që do kaloni në kasë.

Sipas metodës kakeibo, duhet t’i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj që mund të mos jenë aq të nevojshëm.

Pyetjet janë si më poshtë:

A mund të jetoj pa këtë artikull? A do ta përdor në të vërtetë? A kam vend për të? Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?) Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?) Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjesi?)

Kurse pyetja finale dhe më e rëndësishme është: A është e domosdoshme kjo që po blej dhe a bëj dot pa të?

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. Gjithashtu kjo metodë ju mëson të organizoni më mirë katër fushat kryesore ku i shpenzoni paratë tuaja:

Shpenzimet e domosdoshme Kostot opsionale Argëtimin Shpenzimet shtesë

Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndaloni së bëri një gjë të tillë dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje deri në 35% të të ardhurave tuaja mujore.

/a.r