Jonida Maliqi e ‘zhgënjyer’ me burrat. Mesazh vajzave: Mos u martoni, nuk ia vlen!

Jonida Maliqi mbetet një nga personazhet VIP të show-bizzit shqiptar.

Ajo është shumë aktive në media dhe rrjetet sociale.

Këngëtarja u komentua shumë në media për lidhjen e saj me aktorin, Romeo Veshajn. Pas kësaj, ajo u komentua edhe për ndarjen nga aktori. Ajo shpesh është shprehur se dëshiron të japë por edhe të marrë dashuri, edhe pse nuk i’u beson lidhjeve të ditëve të sotme.

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, ku edhe ka folur lidhur me temën.

E pyetur se cili ishte mendimi i saj për moshën ideale për tu martuar, ajo tha: ”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen”!