Grida Duma ironizon deputetët e PS: Nuk shërohet një i sëmurë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku!

Deputetja e PD, Grida Duma ka folur në Kuvend për Integrimin e Shqipërisë në BE, për propagandën si dhe për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.

Ajo nuk ka kursyer edhe ironinë për deputetët e PS, teksa ka komentuar edhe rrugën Tiranë-Durrës, ku sipas saj ka dëgjuar të thotë dikush “nuk e rregullojmë se do ecin më shpejt”.

“Nuk shërohet një i së murë mendor duke i dhënë ilaç vaj kapslliku. Me ngadalë. Të ngecur me sikur…por edhe me integrimin. Ju keni menduar se mund t’i h idhni vaj, nga ai i Konicës vaj kapslliku makinës së propagandës dhe do tja hidhni. Jepi icik vaj makinës së propagandës dhe mund ta çten siononi situatën. Se ashtu sic qeshni ju me shqiptarët , zgërdhirje në nivel cinik ashtu qesh dhe unë se si mundni të gënjeni aq shumë.

Tre kollona ka integrimi, shtetin e të drejtës, ekonominë e tregut dhe llogaridhënie e përgjegjësi. Bëtë prona 2013 bam e bam. Do legalizojmë cdo gjë , 2022 cfarë po legalizoni.

Nuk e di në ka ndonjëri qëndrim tjetër, por duhet të jetë optimist se ne dhe rrugët e reja na duken të vjetra në sekond. Ka ardhur pushtuesi ka bërë bulevard perandorak dhe ne e mbajmë si pamjen më të bukur të kryeqytetit.

Nuk e di në ka më njeri që quan autostradë Tiranë-Durrës se kam dëgjuar njerëz që thonë nuk kalojmë më se ka gjithmonë në ak sident. Ndodh aksi dent tha një tjetër, “por më mirë që nuk e riparojnë se do të ecin më shpejt”, tha dikush. Është si ato sofizmat, plaku shpejt se po u rinove harxhon jetën. Është gallatë e madhe propaganda juaj”, tha Duma