S’ka ndodhur më parë në Shqipëri, Ardit Gjebrea jep lajmin e mirë

Me vite e dekada “Kënga Magjike” ka sjellë risi në teknokogjinë më të fundit, në aspekte teknike, skenografike, vizuale e të tjerë. Ndër vite kultura e realizimit të performancave në mënyrë grafike ka sjellë dëshirën për të shkuar më tej.

Nëse “shiu në skenë, i edicionit të vitit 2005”, efektet vizuale 3D, dukuritë si zj arri dhe era, transmetimi në kohë reale në cilësinë maksimale ju janë dukur risi, kengamagjike.com zbulon risinë që Ardit Gjebrea sjell këtë vit.

Risia që do të sjellë “Kënga Magjike 2022” në edicionin e 23-të, është praktikimi i sistemit “CuePilot.” Një sistem i përshtatur sipas standarteve të “Eurovision Song Contest”. •Çfarë është “CuePilot”?

“CuePilot” u krijua nga regjisori i njohur ndërkombëtarisht Per Zachariassen dhe u themelua në vitin 2005 në Copenhagen Danimarkë, si përgjigje ndaj nevojës për saktësi dhe qëndrueshmëri në transmetimet e drejtpërdrejta, duke reduktuar kohën e shtrenjtë të provave. Thënë ndryshe një sistem që mundëson teknikën më të lartë vizuale dhe televizive.

Ky sistem kreativ projekton dhe prodhon software dhe pajisje inovative për përdorim në transmetimet profesionale, për të perfeksionuar performancat midis provave dhe shfaqjes live, në mënyrë që i gjithë ekipi këngëtarë, kërcimtarë dhe operatorë të gërshetohen live.

“CuePilot” me një ekip global ka ekzekutuar më shumë se 1000 shfaqje live të cilat janë parë nga qindra miliona shikues.Si çdo vit Ardit Gjebrea sjell risi nga më të ndryshmet në Kënga Magjike.