Lidhje me рlot probleme e dhυnë, раѕ vetëm dy muajsh baѕhkëjetesë çifti rrihen meѕ vete dhe рërfundojnë në Рolici

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes partnerëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje pasdite në rrugën ‘Mic Sokoli’ në Gjakovë, ku një çift dyshohet se janë përleshur mes vete.

Sinjali mëson se çifti në fjalë bashkëjetojnë që dy muaj bashkë, mirëpo vazhdimisht kanë probleme mes vete. I dyshuari disa herë ka ushtruar dhu në fizike ndaj të dashurës së tij dhe të njëjtën e ka dëbuar nga shtëpia.

Zënka e fundit mes tyre ka ndodhur dje, ku 40-vjeçari ka sulmuar fizikisht duke e grushtuar partneren e tij, e cila ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e dhu nës, ndërsa i dyshuari është arratisur nga vendi i n gjarjes.

Por i njëjti është arritur që të kapet sot, teksa u shoqërua në stacion policor për intervistim. Para hetuesve policorë, ai ka mohuar ta ketë su lmuar të dashurën e tij, ku ndër të tjera është parë se ka lëndime në trup si pasojë e përleshjes me të.

Me urdhër të prokurorit, ndaj çiftit është iniciuar rasti ‘Dh unë në familje’.

/GazetaSinjali/