Ky ëѕhtë Jero nga Teрelena që hyn në Përputhen duke kënduar labçe: “O në të marrsha moj manuѕhaqe…” (video)

Në sezonin e ri të “Përputhen” mes djemve konkurrentë është edhe një djalë nga Tepelena. Jeroan Jera thotë se është një djalë ekspresiv dhe se punon si menaxher në një kompani eventesh.

Teksa thotë se përballë vajzave e shpreh veten ashtu sic është, ai nis e të këndojë këngë polifonike. “O në të marrsha moj manushaqe…”, ia merr i riu.

Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”, format shumë i preferuar për publikun.

Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.

Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.

Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.