E njihnin si greke, ndërron jetë aktorja me famë botërore, Irena Pappas: Nuk mund ta lë këtë botë pa thënë se jam shqiptare

Është shuar në moshën 96-vjeçare, aktorja shqiptare me famë botërore, Irena Pappas.

Irene Leleku, Papas, ka luajtur role të ndryshme në 90 filma, teksa ka luajtur në filmin e titulluar “Një fëmijë i quajtur Jezus”.

Roli i saj më i shquar është ai i Penelope, në serialin italian “Odiseu” së bashku me legjendarin kosovar, Bekim Fehmiu.

Gjatë bashkëbisedimeve që ka pasur me aktorin shqiptar Fehmiu ajo e ka pranuar origjinën e saj shqiptare.

Vetë aktorja në një intervistë e pyetur se përse ishte kaq esmere është përgjigjur pyetjes duke folur për prejardhjen.

“I ngjaj nënës sime. Nëna ime ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte sipas gjasave nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare, ose gjysmë shqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”, u shpreh asokohe Irena.

“Unë nuk mund ta lë këtë botë duke mos e thënë të vërtetën. Unë jam shqiptare. Kam lindur në vitin 1926 dhe mbiemri im fillimisht ka qenë Leleku”, ka thënë ajo.

Irena e filloi karrierën artistike që në moshën 10 vjeçare si këngëtare dhe kërcimtare në variete.

Ajo mbaroi studimet e larta në Shkollën e Dramës të Theatrit Kombëtar të Athinës.

Roli i saj i parë në kinematografi ishte “Engjëjt e humbur “, teksa më pas karriera e saj shënoi shumë role si heroina e tragjedive klasike greke.