Do të rriѕim раgën minimale dhe рensionet, рërfitojnë rreth 900 mijë qytetarë (Çfarë ndodh me Bordet)

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimajm, bëri publike vendimet e marra pas mbledhjes së Këshillit të ministrave. Ajo deklaroi se pensionet do të rriten me 9.5%, ndërsa paga minimale do të shkojë në 340 mijë lekë.

“Me këtë indeksim të dytë ne e cojmë rritjen e pensioneve në nivelin 9.5% në krahasim me pasionet që merreshin në fund të vitit të kaluar. Përfitojnë 678 mijë pensionistë. Ky vendim hyn në efekt që me pensionin e muajit shtator.

Morëm një vendim sa si përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Në prill, e rritën nga 30 mijë në 32 mijë. Me vendimin e sotëm paga do të jetë 34 mijë lekë dhe ky është një vendim që prek 200 mijë të punësuar. Në total kemi rreth 900 mijë qytetarë shqiptare që përfitojnë nga rritja e pensioneve dhe pagave”, tha Ibrahimaj.

Pyetje: Për sa kohë do të vazhdojnë bordet që keni ngritur për karburantet dhe produktet ushqimore?

Ibrahimaj: Kemi marrë një vendim sapo lufta filloi dhe sapo çmimet filluan të rriten, ne kemi vendosur që jemi një qeveri që mbështet tregun e lirë dhe jo ndërhyrjet në përcaktimin e çmimeve. Ndaj vendosëm që të formojmë këto dy borde, të cilat kanë bëë punën e tyre dhe limitimin e çmimeve, pa ndikuar në rritjen e çmimeve. Ne do të vazhdojmë të mbajmë bordet për karburantet dhe ushqimet për sa kohë do të jemi të ndikuar nga rritjet e çmimeve në bursat kombëtare me qëllim që të limitojmë çdo lloj rritje.