Arjan Çani: Ky popull ës htë h andik.apat, ja kam gjetur diagnozën. Njerëz të përdorur dhe të manipuluar

Presidenti Ilir Meta, ka qenë i ftuar ne emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka debatuar me gazetarët dhe analistët.

Arjan Çani i tha presidentit se ai ka diagnoza të sakta për situatën në vend, por nuk ka “ilaçin”.

Pjesë nga debati në studio:

Arjan Çani: Diagnozën mjeku e vë të saktë. Ka një shumicë të madhe në Shqipëri, që kur dëgjon argumentat që jep mjeku, thotë po është mjek i mirë diagnozën e jep të sakte. Cili është ilaçi? Meta ka bërë diagnozë të saktë, ka qenë korrekt. Ka pas edhe emocione, poezi, por është njerëzore e gjithë kjo. Thelbi i Metës është i saktë. Pyetja është, jemi dakord me diagnozën, por për çfarë ka shërbyer prezenca jote në atë institucion? Pyetja është, populli a ka nevojë vërtet për mbrojtje?Hap linkun rekl’amues më poshtë dhe shiko videon e plotë:

Ilir Meta: Populli ka dalë.

Arjan Çani: Populli është historikisht, gjithmonë krahu i përdorur dhe manipuluar i borgjezisë, është handikapati i historisë. Individët ndryshojnë botën.

Ilir Meta: Jo, jo, nuk është ashtu.

Arjan Çani: Nëse ju vazhdoni akoma të bëni diagnozën, unë them, çfarë vlere ka kjo? Ju doni të bëni diagnozën sikur demokracia funksionon. Me çfarë mjetesh do ta zgjidhesh këtë?

Ilir Meta: Së pari, nuk kam atë mendim për popullin, ke koncept të gabuar. Problemi është që populli ka nevojë për lidership, por mbi të gjitha populli ka nevojë të marrë vetë më shumë përgjegjësi. Themelet kanë rënë, unë pas 24 korrikut do të angazhohem për të rikthyer themelet.

Arjan Çani: Fakti që ndejte aty në presidencë ka shërbyer për gjë? Thua ka shërbyer, por këta vazhdojnë të bëjnë çtë duan me ligjet e këtij vendit. Fuqia jote është e kufizuar. Si lider i opozitës mund të kishe shumë më tepër gjëra në dorë.

Ilir Meta: Unë pres 24 korrikun.

Arjan Çani: Është rastësi, që gjykim për ty do të jepet në datë 7 mars, një ditë pas zgjedhjeve. Si shpjegohet? Duan të të kenë ty edhe në këto zgjedhje të pjesshme, president palë. A është një taktikë elektorale kjo?

Ilir Meta: Gjykata Kushtetuese duhet ta kishte shqyrtuar brenda mandatit të parlamentit të vjetër. Të gjithë nëse duan të merren me këtë, duhet të merren me falsifikimin e Kuvendit, që ka shkelur rëndë procedurat. Si mund të guxojë Kuvendi i Shqipërisë, të falsifikojë provat?

Ylli Rakipi: Del bën edhe shqiponjën ti…

Ilir Meta: Ne jemi popull shqiponjash!