“Вiond me flokë të gjata” – 22-vjeçari nga Fieri, bariu më i famshëm në Ѕhqipëri, që рo bën namin në rrjetet sociale

Nuk ka mbaruar Akademinë e Barinjve, por në zanat ka hyrë që kur ka filluar të hedhë hapat e parë.

Ledion Lici nga Mbrostari i Fierit, sot është 22 vjec dhe jetën e ndan mes ‘çobanllëkut’ dhe Ti k Tokut.

Është ndoshta bariu më i njohur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij momente nga përditshmeria nëpër fushë.

“Ky është një zanat i trashëguar nga familja. Unë zgjohem çdo ditë në orën 3-4 të mëngjesit dhe sjell delet në fushë.

Kam rreth 200 kokë dele. Kohën e lirë rri në T ik Tok, më pëlqen të postoj video nga realiteti im’’, tregon Ledioni për ABC News.

“Gjithmonë e kam pasur ëndërr televizionin. Do të doja të kisha një program timin. Por edhe aktor do më pëlqente të bëhesha një ditë’’, shprehet Ledioni.

Nëpër fshat dhe Ti k Tok, Ledioni njihet me nofken ‘bariu biond me flokë të gjata’. Perveç deleve, flokët e gjata janë dashuria e tij e dytë. Vetëm për një arsye do hiqte dorë nga to.

“Kam 3 vite që i mbaj flokët e gjata. Më pëlqejnë kështu. Nëse një ditë do ti pres do jetë për ti dhuruar tek personat e sëmurë me kancer”, thotë Ledioni.

E teksa flitet për hapjen e Akademise së barinjve, Ledioni profesionist i fushës, na tha se për 72 orë ky zanat është i mësuar e stërmësuar.

Ledionin e gjeni në Ti k Tok, duke folur me dashamirësit e tij, duke ndarë eskperienca, e duke inspiruar të rinjtë të krenohen me profesionet që ata kanë zgjedhur.