VIDEO/ Moderatori ngre dolli për vdekjen e Elizabeth II: M**t britanik, plaka shkoi në ferr

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Mbretëresha Elizabeth II.

Në një kohë që e gjithë bota shpreh ngushëllime për vdekjen e saj, një moderator në Tv argjentinas ka ngritur dolli për vdekjen e saj.

Bëhet me dije se moderatori Santiago Cuneo u shfaq në TV duke festuar vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, madje duke hapur një shishe shampanjë.

Në videon, e cila më pas është shkëputur, ai e quan atë një ‘plakë’, përpara se të ngrejë dolli për vdekjen e saj. Ai shtoi: M**t britanik. Lajm i mirë. Personi i duhur ka vdekur. Plaka më në fund shkoi në ferr.

Videoja ka ngjallur reagime negative të shumta në mediat sociale.