Mjekët: Mos ua hidhni dhëmbin e qumështit të fëmijëve, nëse ua doni të mirën

Dhëmbët janë element i rëndësishëm për jetën e secilit, dhe sa më të shëndetshëm aq më mirë.

Shumë fëmijë kanë fr ikë që ta heqin një dhëmb, dhe prindërit mundohen që ta bindin përmes formave të ndrsyshme. Dhe pas heqjes, dhëmbi rëndom hidhet.

Por, sipas profesores Sara Rankin, biologe në Imperial College London, dhëmbët e bebeve janë një shpresë e vërtetë në lu ftën kundër sëmundjeve.

Kjo për shkak se dhëmbët e qumështit përmbajnë qeliza burimore që mund të shumohen dhe të përdoren për të luf tuar kundër shumë sëmundjeve.

Ishte Songtao Shi, një dentist në Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA në Bethesda, Maryland, i cili së pari bëri lidhjen midis qelizave burimore dhe dhëmbëve të bebeve.

Kur vajza e tij 6-vjeçare dhe miqtë e saj filluan të humbnin dhëmbët e tyre, ai vendosi t’i analizojë ato. Kështu që ai u kërkoi atyre që të vinin dhëmbin në një gotë qumësht gjatë natës. Pasi theu dhëmbin dhe largoi pulpën, ai gjeti midis 12 dhe 20 qelizave ekzistuese ishin qeliza burimore!

Dhëmbët e bebeve pra janë një burim i vërtetë i qelizave burimore, të cilat mund të shfrytëzohen në mënyra të ndryshme në fushën e mjekësisë. Qelizat burimore të dhëmbëve të bebeve janë më shumë përhapës, edhe nëse ndodh që të kemi pak qeliza burimore, këto përfundimisht shumohen shpejt.