Berisha krahason Doarsa Kicën me Baba Vangën: Parashikon të ardhmen e zymtë

Opinionistja me ndikim, Kimete Berisha, i ka bërë një intepretim paraqitjes së deputetes Doarsa Kica në Rubikon të Klanit.
Znj. Berisha e quan deputeten ‘Baba Doarsa Kica’ duke aluduar në Baba Vangën që parashikon të ardhmen.

Ja shkrimi i plotë i znj.Berisha:

Baba Doarsa Kica Xhelili parashikon të ardhmen e zymtë!

– Deputetja e larguar nga Lista Guxo, deri në fund të Rubikonit, ish rrezik të largohet edhe nga LDK-ja.

– Deputetja tha se u largua nga një parti ku ishte e privilegjuar, për të shkuar tek një parti ku është e privilegjuar.

– E vetmja arsye që të largohet ishte pakënaqësia e saj me të ardhmen (ende pa ndodhur).

– Arsyetimi i saj për largim ishte qesharak dhe aq patetik sa që i elekrizoheshin floktë përpjetë.

– Paramendoje Vlora Çitakun, Blerta Deliun, Vlora Dumoshin, Ganimete Musliun, Lumirin, Memlin e individualitete të tjera t’i ndërrojnë partitë.

– S’është asnjëherë serioze ta ndërrosh partinë pa të përzënë.

Por, kjo deputete lodhet shpejt.

Nuk funksionon aty ku nuk bëhet vetëm dhe ekskluzivisht siç do ajo.

– Se Ti nuk e ndërron partinë, ti e ndërron veç veten, derisa e gjen veten (nëse ke fat), apo derisa si te Kastaneda, ‘Kur lodhesh duke lodruar (Si Mimoza), përfundon aty ku të ka zënë lodhja, dhe aty e ke vendin…

Fantastike janë mësimet e Don Huanit.

– Deputetja e larguar nga Guxo nuk është e kënaqur me të ardhmen (reformën në drejtësi) ende pa ndodhur ajo.

Pra, e parashikon të ardhmen dhe ajo e sheh që e ardhmja është e zymtë.

– Edhe reforma më e ‘keqe’ është e mirë.

Por, kësaj nuk i pëlqen reforma.

Dhe sa herë s’i pëlqen diçka – ia mbath. 

- Është tekanjoze, e kanë lazdruar, e kanë mikluar për hasret, fjala e saj duhet të jetë e fundit dhe gjithmonë duhet të bëhet qysh do ajo – përndryshe ta shkatërron karrierën politike – të braktis.

Si ata njerëzit që duhet m’i ‘luditë’- me ju ndejt si ‘lopës pa viç’.

– Shpejt do ta lodh edhe Lumirin, se Lumiri është si unë, mendjemadh, nuk ia duron tekat e askujt.

– Ajo mendon se vetingu nuk duhet të ndodh dhe konfiskimi i pasurisë nuk duhet të ndodh…

se çka nëse ndodh që Hanko Halla nga Stambolli ta blen ty një banesë në Kosovë (mori shembull ajo), me punën që e bën Hankoja në të ‘zezën’…

Ku me marrë me ta ble Halla banesën se…edhe gjyqi të fal.

Shembulli i saj ishte mallëngjyes (me halla) por magjepsës (për herë të parë halla hyn në terminologjinë politike si mjet për arritjen e qëllimit).

Risi me halla.

Gjetje e bukur anipse pak e dhimbshme se dikush s’ka halla.

– Të largohesh si Vjosa Osmani nga LDK (e përzënë), e të krijosh një strehë tënden është tjetër gjë…këtë e bëjnë individualitetet që s’e durojnë ‘shefin’.

Ama, të largohesh sherri i së ardhmes (së keqe) që ende s’ka ndodhur – është qesharake.

– Thuaj çka të duash, thuaje të vërtetën – më së miri, ama mos thuaj ‘jam larguar shkaku i parashikimit të së ardhmes së keqe të reformës’ – si Baba Doarsa Kica Xhelili Vanga.

– Personalitet e mëdha nuk i ndërrojnë qëndrimet.

Njerëzve të zakonshëm u ndodh kjo, është normale, se askush s’pret prej tyre më shumë.

– Kjo deputete lavdërohet si super-deputete ‘pa qitë pushkë asnjëherë’,

është e panjohur për ndonjë kontribut apo ndojnjë punë konkrete,

asnjë fjali të saj nuk e mban kush mend,

por opozita është aq e marrosur dhe e lodhur sa ‘shih me çka i ka mbetur të gëzohet’.

(Bile kish qenë mirë me pas kohë me zbulu kush e ka mësu’ këtë zonjë të jetë kategorikisht kundër konfiskimit të pasurisë…se që e ka mësu’ dikush po e po).

– Vetëvendosja po zvogëlohet shpejt dhe nëse vazhdon kështu – do të shuhet nga urrejtja, nga mashtrimi, nga mllefi, nga hakmarrja, nga mendësia policore, nga premtimet e rrejshme…

nga dyfytyrësia, nga standardet e dyfishta dhe mbi të gjitha nga padija…dhe kjo është rënia e tyre e sigurt.

– Kica është monotone – ky është problemi i saj kryesor, jo ‘tradhtia’ që thotë ajo Albulene çakalla, sepse askush kurrë nuk e tradhton askënd – përveç veten.

P.S. Vetëm një lexues i pavarur dhe i lirë e pëlqen këtë shkrim.

Prandaj, nuk pres shumë Like!