“Kam me t’vr a ty, babën e nanën”, xhaxhai në Gjakovë k ër cë n on mbesën – përfundon në P o li ci

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që është raportuar sot, në orët e pasdites nga një 19-vjeçare, e cila e ka denoncuar në Polici xhaxhain e saj. Konflikti verbal mes tyre, dyshohet se eskaloi në kanosje, për çka u desh intervenimi i Policisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari e ka kanosur seriozisht mbesën e tij, për motive ende të panjohura duke i thënë se “kam me t’vra ty, babën e nanën, e krejtve”. Kërcënimi me vrasje shqetësoi në masë të madhe familjen për çka vendosën të kërkojnë ndihmë nga Policia.

Sipas informacioneve të para, përveç kanosjes, i dyshuari edhe e ka sulmuar vajzën e vëllait, duke e gjuajtur me një shishe.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka arrestuar e shoqëruar të dyshuarin në stacion policor. Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim policor dhe inicimin e rastit për “Kanosje”.