93-vjeçari shqiptar si çun i ri: Jam martuar 3 herë, pi raki, bëj punët e shtëpisë dhe dal xhiro me makinë

93-vjeç por me një stil jetese si një i ri!

Është ky Tun Lusaku nga Gjakova i cili mëngjesin e tij nuk e nis si të gjithë të tjerët me një filxhan kafe, por me raki.

Lusaku aktualisht jeton vetëm, teksa është martuar 3 herë deri tani.

Para dy vitesh ai u martua me gruan e tretë. 93 vjeçari thotë se dita e tij nis me raki, më pas bën punët e shtëpisë dhe kalon kohën duke dalë xhiro me makinën.