Rritja e çmimeve, Edi Rama: Do rriten rrogat edhe për këto kategori

Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në inagurimin e goditës së re të spitalit të Laçit ku ka bërë me dije se do të ketë një rritje rrogash për mjekët dhe infermierët e po ashtu edhe për mësuesit.

Ndërsa më tej duke mos zbuluar shumë detaje, Rama deklaroi se do të kishte një lajm të mirë për pensionistët. “Rrogat do vazhdojmë t’i rrisim përsëri për mjekët dhe infermierët, për mësuesit dhe mësueset”, tha Rama.

“Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim.

Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, shtoi Rama.

Kryeministri Rama vlerësoi ecurinë e punimeve në këtë spital i cili do të krijojë kushte optimale, jo vetëm për pacientët por edhe për stafin. “Kemi dyfishuar kapacitetet e reanimacionit nga 4 në 8 shtretër duke krijuar dy ambiente. pra janë organizuar ambientet në mënyrë të atillë që të përgjigjen për emergjenca të ndryshme të shëndetit.