I riu çmend vajzat me deklaratën e tij: Çunat s’ju postojnë ju në story se “fëIIiqen”

Një burrë ka ndarë opinionin në internet pasi ka dhënë shpjegim se përse disa djem nuk postojnë foto të të dashurës së tyre në storyt e tyre në Instagram.

TikTokeri @tomharlz postoi një video duke shpjeguar teorinë e tij, duke shkruar në përshkrim: “Urrej t’jua them troç këtë”.

Ai beson se gjithçka vjen si shkak i “fëIIiqjes” dhe jo tu rpit së treguari afeksion publik të dashurës, siç e përjetojnë shpesh disa njerëz.

“Doni të dini arsyen kryesore pse djemtë nuk ju postojnë në storyt e tyre në Instagram?”-tha ai.

“Është për shkak se ndihen të fëlliqur, më kuptoni? Dhe nëse dikush përpiqet të më thotë se po gënjej, thjesht heshtni sepse nëse ky person jeni ju dhe nuk postoni foto me të dashurën tuaj, keni turp t’ia tregoni botës atë dhe ky është fakt.

“Më thoni që e kam gabim, sepse me siguri u keni thënë shokëve tuaj: “Po mor vëlla, e dashura ime është 10/10 gjatë gjithë kohës apo çfarëdo lloj gjëje tjetër.”

”Ju mund të mendoni se vajza juaj është 10/10, por nuk do ta postoni sepse e dini që njerëzit nuk mendojnë se ajo është 10/10. Më kuptoni se ç’dua të them?”

Duke buzëqeshur para kamerës, TikTokeri shtoi: “Ju e dini se çfarë po them. Ju e dini se është e vërtetë… kështu që vajza, më vjen keq.”

Videoja ka grumbulluar 690,000 shikime dhe 62,000 pëlqime së bashku me më shumë se 1,300 komente që dëshmuan se mendimi i tij ishte tejet përçarës.