Zgjohet nga koma раѕ 5 muajsh, 25 vjecarja bën një zbulim të tmerrѕhëm!

Një 25 vjecare u zgjua nga koma pas 5 muajsh, dhe zbuloi se gjatë kohe kur jeta e saj rrezikohej seriozisht, i fejuari jo vetëm nuk i kishte qëndruar pranë, por përkundrazi ishte larguar me një femër tjetër.

Vajza e re pa se partneri i saj e kishte bllokuar edhe në rrjetet sociale. Brie Duval, me origjinë nga Australia, jetonte në Kanada kur u rrëzua nga çatia e një lokali në trotuar. Ishte gushti i vitit 2020.

Sipas “Daily Mail”, ajo mbeti me disa kocka të thyera, një dëmtim në tru dhe u transportua me helikopter në Spitalin Universitar të Albertës.

Mjekët i dhanë asaj vetëm 10 për qind mundësi për të mbijetuar, ndaj vajza u vendos në koma të induktuar me qëllimin ta ndihmonin të shërohej. Prindërit e saj refuzuan që t’i linin doktorët që të çaktivizonin mbështetjen e saj në jetë. Pas tre javësh ajo pati shenja përmirësimi, e pas tre muajsh u zgjua. Por tronditja nga rënia i kishte lënë pasoja, pasi Brie vuante nga amnezia dhe nuk e mbante mend jetën e saj, përfshirë edhe të fejuarin e saj. E kjo situatë vijoi për dy muaj të tjerë.

Pesë muaj pas aksidentit fillestar, 25-vjeçarja filloi që të kujtonte jetën e saj para kome. Ajo u përpoq që të telefononte të fejuarin e saj, me të cilin kishte katër vjet lidhje. Pikërisht në ato momente zbuloi se ai jo vetëm nuk kishte shkuar ta shihte në spital, por kishte zënë dhe të dashur të re.

“Unë hapa telefonin tim për t’i dërguar mesazh, kur lexoj një mesazh nga e dashura e re që thotë se “tani jam me unë me të. Ai jeton me mua dhe djalin tim, ju lutem mos e kontaktoni”. Nuk kam dëgjuar për të që kur kam qenë në spital. Ai më ka harruar plotësisht dhe nuk e kam të qartë se pse ndodhi kjo”, ka thënë Brie për “The Sun”.